Kombëtarja e Portugalisë e ka nisur mjaftë mirë misionin për ta mbrojtur titullin e kampionit në Kampionatin Evropian “Euro2020”.
Portugalia shënoi fitore me rezultat të pastër 0-3 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena” në Budapest në praninë e mbi 60 mijë spektatorëve.
Dy golat që vulosën fatin e kësaj sfide të Grupit F në “Euro2020” erdhën tek në gjashtë minutat e fundit të përballjes.
Guerreiro ishte i pari që zhbllokoi shifrat në minutën e 84-të të takimit, kur realizoi në portën e portierit të disponuar për lojë, Gulacsi.
Dy minuta më vonë, Portugalia fitoi një 11 metërsh me Cristiano Ronaldon që nuk lëshon këso mundësi duke dyfishuar avantazhin.
Ronaldo, golin e “nokautit” për hungarezët e realizoi në minutën e dytë shtesë.
Portugalia tani është në vendin e parë në Grupin F me tri pikë, ndërkaq e mirëpret një barazim në takimin Francë – Gjermani që zhvillohet nga ora 21:00.