Gjermania e Portugalia, janë ndeshur ndemjet vete në sfidën vlefshme për Grupin F, e cila solli një spektakël të vërtetë dhe padyshim ishte ndeshje më e mirë deri më tash në Euro 2020.
Plotë gjashtë gola janë shënuar në këtë takim i cili u mbyll me fitoren e Gjermanisë me rezultat 4:2.
Dias e Guerreiro (autogola) dhe Havartz e Gosens i shënuan golat për Gjermaninë ndërsa Ronaldo e Jota realizuan për Portugalinë.
Me këtë fitore Gjermania ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit dhe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndeshet me Hungarisë, ndërsa Portugalia në takimin e fundit luan me Francën dhe një humbje mund ta lë jashtë Evropianit.