Portierët e Përfaqësueses së Zvicrës kanë befasuar futbolldashësit duke stërvitur në mënyrë të veçantë dhe të paparë deri më tani.
“Gardianët” helvetikë në disa fotografi të publikuara nga faqja e UEFA Euro 2020 u panë duke u stërvitur me syze.
Megjithatë, mediumi i madh Sky Sport ka raportuar se këto syze që quhen “Stroble Glasses” janë të prodhuara nga një kompani japoneze e cila i ka prodhuar për të përimtuar reflekset dhe shikimin.
Përfaqësuesja e Zvicrës do të takohet sonte me Francën në fazën e 1/8 së finales në Kampionatin Evropian të futbollit.