Vision Gran Turismo Spyder është makina e re elektrike sportive njëvendëshe e Porsche me 1300 kuaj fuqi, e destinuar për lojën Gran Turismo 7.
Baza është e njohura Porsche Vision Gran Turismo Coupe, e cila ka mbetur pa çati, dhe ka elementë aktivë aerodinamikë që përshtaten në varësi të shpejtësisë së mjetit. Gjithashtu, është planifikuar përdorimi i gjerë i fibrave të karbonit, ndërsa shoferi ka një xham të vogël përpara kabinës.
Vision Gran Turismo Spyder ekziston vetëm në botën dixhitale, me prodhuesin gjerman që nuk ofron specifikimet e tij teknike. Versioni coupe normalisht ka lëvizje me të gjitha rrotat dhe përshpejton nga 0 në 60 milje në orë (96 km/h) në 2.1 sekonda.
Porsche Vision Gran Turismo Spyder do t’i bashkohet linjës së automjeteve më 29 shtator./FrontOnline/