Për të tërhequr klientë të rinj, Porsche ka zgjeruar ofertën e saj Panamera me një version të ri të quajtur Edition Platinum.
Platinum Edition do të jetë i disponueshëm me Panamera, Panamera 4 dhe Panamera 4 E-Hybrid, dhe ndër të tjera sjell detaje Satin Platinum, korniza xhami me shkëlqim të zi, tuba të zi të shkarkimit, fenerët LED Matrix Design, drita unike të pasme, rrota 21 inç Exclusive Design Sport,karriget e përparme me ngrohje dhe ajrosje, karrige të pasme me ngrohje, detaje alumini, parvaze “Platinum Edition”, mbështetëse koke me logo Porshe, sistem audio Bose, sistem infotainment, Android Auto & Apple CarPlay wireless, pezullim adaptiv me ajër…
Çmimet për Panamera Platinum Edition në SHBA fillojnë nga 101,900 dollarë, sa kushton Panamera Platinum Edition me një motor 2.9-litërsh V6 me dy turbo me 242 kW / 330 kuaj fuqi dhe 449 Nm./FrontOnline/