Prodhuesi gjerman i makinave sportive Porsche ka shmangur një padi në SHBA mbi pretendimet mashtruese në konsumin e karburantit, pasi një gjykatës miratoi marrëveshjen e saj ‘të rëndë’ prej 80 milionë dollarësh me prokurorët.
Si pjesë e një zgjidhjeje të padisë civile, kompania duhet t’u paguajë pronarëve të makinave një total prej të paktën 80 milionë dollarësh për të hequr dorë nga padia, e cila u ngrit për devijime të supozuara nga konsumit të karburantit dhe specifikimet e emetimeve.
Fillimisht, çështja u fokusua në manipulimin e mundshëm të të dhënave të emetimeve, por marrëveshja u arrit kryesisht për çështjen e informacionit të supozuar të pasaktë të konsumit të karburantit.
Porsche tashmë në njoftimin për kompromisin në qershor theksoi se mohon pretendimet e paditësit, duke pretenduar se dëshiron ta mbyllë mosmarrëveshjen me një zgjidhje.
Sipas kompanisë gjermane, marrëveshja vlen vetëm për automjetet e shitura në SHBA.
Sipas dokumenteve të gjykatës të parë nga dpa, pronarët e rreth 500,000 makinave të prodhuara midis 2005 dhe 2020 do të marrin deri në 1,110 dollarë kompensim për automjet./FrontOnline/