Një kopje e Porsche 918 Spyder u shit në ankand për një shumë rekord. Ankandi u mbajt disa ditë më parë, për Porsche 918 Spyder mori 37 oferta, dhe më të mirat prej tyre arritën deri në 1,405,000 dollarë, transmeton FrontOnline.
Makina është prodhuar në vitin 2015, e lyer me ngjyrë gri metalike Meteor, dhe është e pajisur me një paketë opsionale prej 84,000 dollarësh që përfshin rrota magnezi, kornizë xhami të karbonit, spoiler të pasmë, pasqyra anësore dhe difuzor të zgjatur të pasmë.
Makina përshkoi pak më shumë se 8,000 kilometra. Në të njëjtin ankand, Ferrari 488 GTB 2016 u shit për 164,700 dollarë, dhe McLaren Mp4-12C Spider 2012 për 105,683 dollarë.
Në fillim të këtij viti, Porsche Carrera GT u shit për 1,071,700 dollarë./FrontOnline/