×
  • Auto
  • Auto

    Porsche 911 Turbo nga filmi “Bad Boys” del në ankand

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Porsche 911 Turbo e zezë që u shfaq në filmin e vitit 1995 “Bad Boys” do të shitet në ankand në janar. Është një makinë e drejtuar nga aktori Will Smith dhe vjen me certifikata që konfirmojnë vërtetësinë e saj.

    Makina është një model i 964 Turbo 3.6 i vitit 1994, është një klasik i rrallë dhe i kërkuar dhe vlerën e saj e ngre “roli” i saj në film. Porsche prodhoi këtë variant specifik të modelit në 1993 dhe 1994, dhe vetëm 350 prej tyre mbërritën në Shtetet e Bashkuara. Lëviz nga një motor 6 cilindrash 3.6 litërsh turbo-mbushës, i cili zhvillon 355 kuaj fuqi dhe 520 Nm çift rrotullues. Fuqia transmetohet në rrotat e pasme nëpërmjet një transmetimi manual me pesë shpejtësi.

    Regjisori Michael Bay, i cili zotëronte makinën, ia shiti atë producentit Pat Sandstone dhe më pas në vitin 2005 u ble nga pronari aktual. Gjithashtu, Porsche kaloi ca kohë në koleksionin e Matthew Drendel midis 2008 dhe 2014.

    Makina ka kaluar 55355 kilometra dhe është në gjendje perfekte. Ka ajër të kondicionuar, radiokasetofon, çati diellore, spoiler të pasëm, brendësi të mbuluar me lëkurë të zezë dhe rrota kromi Speedline me pesë fole.

    Pas një restaurimi të plotë në 2006, 964 Turbo 3.6 mori çmime më 2014, 2015, 2016 dhe 2017, dhe për tetë muaj gjatë vitit 2020 u ekspozua në Qendrën e Eksperiencës Porsche në Atlanta. Ai madje u shfaq në tapetin e kuq përpara premierës së “Bad Boys for Life” në janar 2020, megjithëse u zëvendësua nga një Porsche 911 Carrera 4S (2020).

    Pronari i ri pritet të ndajë një shumë të madhe parash, sidomos për faktin se një kopje e ngjashme pa asnjë certifikatë është shitur për 275,000 euro vitin e kaluar. Porsche 964 Turbo 3.6 X88 edhe më i rrallë, i cili ishte në pronësi të ish-kampionit botëror të Formula 1, Jenson Button, u shit për 439,099 dollarë./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Auto15 Nëntor 2024
    Nga viti 2024, automjetet e reja plotësojnë kërkesat për një targë historike të automjetit. Qoftë Volkswagen Polo III, BMW E36 Compact apo...
    Auto15 Nëntor 2024
    Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla ka tërhequr nga tregu 2431 kopje të modelit Cybertruck për shkak të një defekti. Kështu ka...
    Auto14 Nëntor 2024
    Porsche ka njoftuar se do të prodhojë 2,500 shembuj 911 Dakar, më ndryshe se të tjerët, e që me gjasë do të...
    Të tjera
    Sport17 Nëntor 2024
    Mircea Lucescu (79 vjeç), trajneri i kombëtares së Rumanisë, mbajti sot konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Qipros, e cila do të...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti duket se ka lënë pas inatin me Xhenetën, pasi sot ai ia përgatiti mëngjesin dhe kafenë turke nga “Princ Caffe”. Me...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka nisur ditën duke bërë lutje. Këngëtari ndenji i shtrirë në dysheme derisa bëri lutjet. Menjëherë pas kësaj ai këndoi këngën...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, policia në Prizren ka arritur t’i ndalojë pesë persona dhë ka sekuestruar shtatë armë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.