×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Porfirije në bisedë me Putin: Pozita jonë lidhur me Kosovën varet nga Rusia

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, gjatë bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin, theksoi rëndësinë e mbështetjes së Rusisë për pozitat e Serbisë, veçanërisht në lidhje me Kosovën, Republikën Srpska dhe Malin e Zi. Ai shprehu mirënjohjen për qëndrimin e Rusisë ndaj Kosovës dhe theksoi se populli serb e sheh popullin rus si të vetin.

    Porfirije theksoi se ai e beson dhe e ndjen se pozita e Serbisë ndaj Kosovës, si dhe ndaj Republikës Srpska dhe Malit të Zi, është e lidhur ngushtë me pozicionin e shtetit rus, duke theksuar se Rusia ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të Serbisë në rajon dhe në botë. “Pozita jonë për Kosovën, Republikën Srpska dhe Malin e Zi, besoj dhe ndjej se varet gjithashtu nga pozita e shtetit rus, Federatës Ruse në nivel global,” tha Patriarku, raporton Vijesti.me.

    Ai i bëri thirrje Rusisë që të vazhdojë të mbështesë Serbinë në siç tha ai “mbrojtjen e të drejtave të saj dhe në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës”. “Kosova është një çështje thelbësore për Serbinë, dhe ne shpresojmë që Rusia të vazhdojë të mbetet e angazhuar në mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë,” shtoi Porfirije.

    Presidenti rus Vladimir Putin theksoi marrëdhëniet e forta dhe të veçanta midis Rusisë dhe Serbisë, duke nënvizuar lidhjet shpirtërore të thella që lidhin dy kombet. “”Kam thënë tashmë se marrëdhëniet ruso-serbe gjithmonë kanë pasur një karakter të veçantë, dhe kështu janë edhe sot. Kjo, ndër të tjera, sepse jemi të lidhur me rrënjë të thella dhe të forta shpirtërore. Ne gjithmonë jemi të gëzuar t’ju shohim”, tha Putin, raporton Vijesti.me.  /Rtk/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë. Ai zbriti në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së enjtes, ku...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.