×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Populli po plaket në Shqipëri, sfidë shërbimet për të moshuarit në nevojë

    FrontOnline
    10 Nëntor 2024

    Shqipërisë do t’i duhet të përballet me një sfidë të afërt për të siguruar akesin në kujdesin shëndetësor dhe shërbime për të moshuarit në nevojë.

    Shkak për të është plakja me shpejtësi e popullsisë shqiptare.

    Afro gjysma e të moshuarve në Shqipëri, të moshës mbi 65 vjeç, kanë 2 deri në 3 diagnoza dhe vetëm 15 % kanë të paktën 4.

    Të dhënat e lartcekura i referohen një studimi të ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, raporton RTV Klan

    35 % e të moshuarve në Shqipëri kanë të paktën një vështirësi, në të folur, të ecur, dëgjim apo shikim.

    Rritja e sëmundshmërisë dhe problemeve shëndetësore tregojnë se afro 60 % shtrimeve në spital i referohen moshës së tretë për hipertension, diabet, sëmundjet koronare dhe ato cerebrovaskulare.

    Projeksionet e specialistëve tregojnë se deri në 2050 numri i të moshuarve që do të kërkojnë kujdes shëndetësor pritet të arrijë në 160 mijë.

    Ritmet e plakjes së popullsisë janë përshpejtuar shumë herë më tepër seç projeksionet parashikonin më herët. Ne duhet ta dijë që moshimi shoqërohet me një sërë sfidash dhe sfidat kryesore janë ato që kanë të bëjnë me sëmundjet. Sfida tjetër që ne në kulturën tonë nuk e kemi futur është ajo e cila njihet si shtëpitë infermieristike, ku të moshuarit jetojnë në ditët e fundit të jetës. Sfida tjetër është të moshuarit e vetëm. Sfidat prekin transportin, sa kollaj e ka sot një i moshuar që të lëvizë nga banesa deri tek qendra shëndetësore. Ne s’kemi mjekë, infermierë, punonjës social, që merret me këtë moshë. Me numrin e të moshuarve në vend do të rritet nevoja për kujdes në banesë”, thotë sociologia Eris Dhamo.

    Përballë këtyre sfidave ekspertët rekomandojnë ndryshim të politikave të reja për moshimin.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...
    Lajme13 Janar 2025
    Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin këtë të hënë para...
    Lajme13 Janar 2025
    Ferat Shala, nga PDK, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e qirave të shtrenjta të institucioneve shtetërore. Ai...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, sot do të shkojë në Krushë, ku do ta vizitojë kooperativën “Krusha”. “Kandidati për Kryeministër...
    Lajme13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.