×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pompeo viziton Turqinë, inkurajon liritë fetare

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo vizitoi Turqinë si pjesë e një përpjekjeje që synon avacimin e lirive fetare si dhe luftën ndaj persekutimit fetar, përparësi kryesore këto të administratës Trump. Por ndalesa e tij në Stamboll sot dhe takimet me disa prej udhëheqësve fetarë atje u pritën me protesta.

    Protestat po zhvilloheshin ndërsa zoti Pompeo po takohej me Patriarkun Ekumenik të Konstandinopojës Bartholomeu si dhe nuncin apostolik të Turqisë Kryepeshkopin Paul Russell në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit.

    “I bëj thirrje nga këtu Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, se ky nuk është një vend Bizantin. Ju ndodheni në Republikën e Turqisë. Kjo nuk është Konstandinopoja. Ky është Stambolli. Ligjet tuaja kolonialiste e reformuese nuk zbatohen këtu”, tha Yildirim Gencer, President i bashkimit rinor të Turqisë, raporton Alsat.

    Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se ndalesa e zotit Pompeo në Turqi u përqendrua tek avacimi i lirive fetare dhe lufta ndaj persekutimit fetar, përparësi këto kryesore për administratën Trump.

    Axhenda e Pompeo në Turqi, pjesë e një turneu 10-ditor në Evropë dhe Lindjen e Mesme, nuk përfshin takime me zyrtarë të qeverisë. Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit kanë thënë se mungesa e takimeve zyrtare në Turqi ishte për shkak të problemeve me axhendën gjatë kësaj ndalese të shkurtër. Ata thanë se ishte kërkuar të kryeshin takime, por zyrtarët turq nuk ishin në gjendje të vinin në Stamboll nga kryeqyteti i vendit Ankaraja gjatë kohës që zoti Pompeo do të ishte atje.

    Zyrtarët amerikanë theksuan se Pompeo dhe homologu i tij turk planifikojnë të takohen në fillim të muajit dhjetorit gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s.

    Vizita e zotit Pompeo në Turqi pason ndalesën në Francë ku ai u takua me presidentin e vendit Emmanuel Macron. Pompeo pritet gjithashtu të vizitojë Gjeorgjinë, Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Arabinë Saudite.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva,...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.