Polonia do të vendosë kufizime më të rrepta në tubimet shoqërore, do të rifillojë mësimin në distancë në shumë shkolla të mesme dhe do të urdhërojë restorantet të mbyllen në orën 21:00, mes masave të tjera që synojnë t’i kundërvihen rritjes së fundit në rastet e COVID-19, njoftoi sot kryeministri polak Mateusz Moraëiecki.
“Tifozët në të gjithë vendin do të ndalohen nga stadiumet gjatë ngjarjeve sportive, ndërsa palestrat dhe pishinat do të mbyllen përkohësisht”, tha Ministria e Shëndetësisë, raporton ATSh.
“Sot ne duhet t’i rikthehemi rekomandimit themelor që kemi njohur që nga pranvera: Qëndroni në shtëpi”, këmbënguli Moraëiecki në një konferencë televizive, duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë në distancë.
Më shumë se 150 qarqe në të gjithë vendin, të cilat përfaqësojnë 70 % të popullsisë së Polonisë, do të shpallen “zona të kuqe”, ku do të vendosen kufij edhe më të ashpër në tubimet shoqërore.
Polonia regjistroi sot një rekord të ri ditor, me 8 099 raste të reja COVID-19.