Polonia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Polonia raportoi rekord 13.632 infeksione të reja me koronavirus të premten, treguan të dhënat e ministrisë së shëndetësisë.
Ndërsa qeveria u përgatit të njoftojë kufizime të mëtejshme për të ndaluar përhapjen e pandemisë, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Ministria gjithashtu tha se numri i vdekjeve të regjistruara kishte rënë në 153 nga një rekord i lartë, prej 168 një ditë më parë. /