Polonia i shtohet listës së vendeve të cilat kanë ndaluar abortet. Gjykata Kushtetuese në Poloni ka marrë ditën e djeshme veprimin për të ndaluar abortin.
Polonia ka pasur një ndër ligjet më të rrepta për abortet, por tashmë një grua s’mund të abortojë fëmijën e vet, edhe nëse fëmija ka probleme shëndetësore të rënda, të cilat mund t’i kushtojnë atij vdekjen.
I vetmi rast kur është i lejuar aborti është kur vihet në rrezik jeta e saj, rastet e përdhunimit ose incestit.
98% e aborteve të grave në Poloni vinin nga problemet shëndetësore të fëmijës dhe tashmë me vendimin e ri gratë do të jenë të detyruara të mbajnë fëmijën në bark edhe pse e dinë se fati i foshnjës do të jetë fatal.
Kundër vendimit kanë reaguar të gjitha grupet e të drejtave të njeriut dhe në veçanti komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic. Ajo e ka cilësuar ditën e djeshme si një ditë të trishtë për të drejtat e grave.