Polonia do të prezantojë masa të reja sot për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raporton agjencia Reuters.
Polonia ka regjistruar rekord të rasteve ditore, 24.692, ndërsa janë regjistruar edhe 373 të vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19. Spitalet janë duke u mbingarkuar, po ka mungesë të shtretërve, ventilatorëve, oksigjenit dhe stafit mjekësor.
“Situata është serioze dhe kryeministri sot do të prezantojë kufizimet”, ka thënë shefi i stafit të kryeministrit, Michal Dworczyk.