×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Politologu britanik: Ndryshimi i Kushtetutës nuk i garanton Kosovës asnjë përfitim, si këmbim

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Ndryshimi i Kushtetutës për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, nuk do t’i siguronte Kosovës asgjë konkrete në këmbim. Kjo ishte deklarata e politologut britanik Aiden Heihr për RTV Dukagjinin. Kurse analistët politik në Prishtinë, kërkojnë që të mos pranohen ndryshime që prishin funksionimin e shtetit nga brenda.

    Ligjëruesi i Universitetit të Uestminster, Aidan Heihr, në një përgjigje elektronike për RTV Dukagjinin, thotë se edhe po të ndryshonte Kosova Kushtetutën e saj, për krijimin e Asociacionit, kjo nuk do t’i garantonte diçka konkrete në këmbim.

    “Sigurisht që është e vërtetë që Kushtetuta mund të ndryshohet, por një veprim i tillë kërkon që qeveria të marrë diçka konkrete në këmbim. Nuk ka asnjë tregues që Kosova në të vërtetë do të fitojë nga lehtësimi i kërkesave të BE-së dhe Serbisë. Kosova nuk mund të vazhdojë të rrotullohet sa herë që kërkohet ta bëjë këtë nga fuqitë e jashtme pa kompromentuar thelbësisht pretendimet e saj për të qenë një shtet sovran”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Aiden Hehir.

    Njohësit e zhvillimeve politike thonë se në rast të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, Kushtetutat të dy vendeve, mund të pësojnë ndryshime. Por kërkojnë që të mos pranohen ndryshime që prishin funksionimin e shtetit nga brenda.

    “Nëse do të vinte te ndonjë marrëveshje mes dy vendeve do të imponoheshin edhe ndryshime kushtetuese, sidomos te Serbia e cila ende e ka Kosovën në preambulë. Kompromisi ndoshta do të detyronte edhe Kosovën të bëjë ndryshime kushtetuese për të implementuar asociacionin, por ata duhet të jenë të kujdesshëm të mos pranojnë diçka që do të pengonte funksionimin e shtetit të Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bekim Kabashi.

    “Në këtë negociata që po zhvillohen në Bruksel Kosova është duke u disfavorizu. Faktorizimi i Kosovës është duke pasur rënie. Një mundësi që është ofruar nga zoti Lajçak mendoj se është e dëmshme për Kosovën”, deklaroi Allen Meta.

    I dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë vizitës në Kosovë e Serbi kishte deklaruar se marrëveshja  mund të diktojë ndryshime Kushtetuese, duke thënë se ajo nuk është bibël që të mos ndryshohet./

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës i konsideron të mira duke theksuar se ka një komunikim...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë një sërë emrash që do të drejtojnë agjencitë që trajtojnë çështje të sigurisë...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani në një intervistë në RTK ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka cituar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.