Politologia kosovare, Jehona Lushaku Sadriu, ka shprehur mllefin e saj me ngjarjen e rëndë të abuzimit seksual që u raportua t’i ketë ndodhur një vajze me probleme mendore.
Ngjarja e rëndë e djeshme hyn në serinë e rasteve të abuzimit seksual me vajzat kosovare nga burrat kosovarë.
Lushaku Sadriu iu ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të bëjnë publikimin e emrave të këtyre njerëzve që kanë abuzuar me vajzën kosovare që u tha të kishte probleme me shëndetin mendor.
“Ftoj institucionet që t’ua publikojnë emrat këtyre qenieve që veç njerëz nuk qenkan. Ju ndihmon edhe familjeve që të dijnë kënd e kanë në shtëpi.” – shkruan ajo.