Policia e Kosovës për vitin 2021 do të ketë 10 milionë euro më pak në buxhetin e saj.
Janë institucione me rëndësi vitale për shtetin.
Madje Polica e Kosovës, ka muaj të tërë që ka angazhim shtesë për menaxhimin e pandemisë.
Por, ndonëse kanë gjithë këtë angazhim këtij institucioni janë ndarë afro 10 milionë euro më pak në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Nga 96 ,500,000 euro sa kishte në vitin 2020, buxheti për vitin 2021 paraparë të jetë 87,000,000 euro.
Kështu Policia e Kosovës do të ketë në buxhetin e saj 9,502.604 euro më pak se vitin paraprak .
Shumica e dërrmuese e këtij buxheti është paraparë që të shpërndahet për paga dhe shtesa për policët.
Ndërkohë, Policia e Kosovës shkurtim të buxhetit do të ketë edhe në mallra dhe shërbime ku do të kenë afro 1.2 milion euro më pak.
Ulje të buxhetit do të ketë edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndonëse ishte planifikuar që këtë vit buxheti i Ushtrisë të ishte mbi 65 milionë euro për këtë vit, në projektligjin për ndarjet buxhetore tashmë janë paraparë pak mbi 63 milionë.
Ndërkohë, këtë buxhet të paraparë për sektorin e sigurisë e kritikon ashpër njohësi i kësaj fushe Drizan Shala.
Shala mendon se buxheti duhet të ishte shumë më i lartë.
Ndërsa sipas tij edhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës duhet të përkrahet me buxhet.
Buxheti për vitin 2021, aktualisht gjendet për shqyrtim në Kuvend.