Policia e Tiranës përmes një operacioni ka zbuluar një “shtëpi bari” që kultivonte kanabis me llampa elektrike.
Shtëpia ku dyshohet se kultivohej kanabisi u gjet në zonën e Selitës në Tiranë, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Sipas burimeve, dyshohet se janë gjetur sasi të mëdha kanabisi.
Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të identifikuar të përfshirët në këtë aktivitet të paligjshëm.