×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia thotë se s’e intervistoi Ollurin, por personat që e kishin informacionin

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Policia e Kosovës ka sqaruar se gjatë ditës së sotme nuk është marrë në pyetje dhe nuk është vënë nën hetim drejtori i gazetës Insajderi, Parim Olluri, dhe asnjë gazetar tjetër.

    Në reagimin e tyre thuhet se janë intervistuar vetëm personat apo zyrtarët që e kanë pasë informacionin konfidencial, derisa përfaqësuesit e Insajderit janë ftuar vetëm për informim.

    “Policia, në këtë rast zyrtarët policor nuk kanë marrë në pyetje dhe nuk kanë vendosur nën hetim asnjë qytetar që ushtron profesionin e gazetarit, sipas urdhrit të Prokurorit në pyetje janë marrë vetëm personat apo zyrtarët që e kanë poseduar informacionin konfidencial. Ndërsa përfaqësuesit e mediumit që e kanë publikuar informacionin, janë ftuar vetëm për informim sipas udhëzimeve të prokurorit”.

    Në këtë reagim thuhet se veprimet e policisë ndërlidhen vetëm me personat që janë përgjegjës për rrjedhjen e informatave konfidenciale dhe jo me ata që i kanë publikuar.

    “Është po ashtu e rëndësishme që të mbrohet interesi publik, i dëmtuar këtë rast me rrjedhjen e informacionit konfidencial, andaj veprimet e Policisë për njoftimin e Prokurorisë kanë të bëjnë me përgjegjësit për rrjedhjen e informatave konfidenciale e jo me publikimin e tyre”

    Policia ka thënë po ashtu se veprimet që i ka ndërmarrë nuk kanë tejkaluar autorizimet ligjore që kanë dhe nuk kanë cenuar të drejtat e gazetarëve që i kanë nga Ligji për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë.

    “Vlen të potencohet se Policia e Kosovës të gjitha veprimet i ka ndërmarr konform autorizimeve ligjore, dhe i ka shumë të qarta autorizimet që ia jep ligji me të cilin funksionon por edhe të drejtat e garancitë që burojnë nga ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë”.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka qëndruar sot në Komunën e Junikut, ku së bashku me kryetarin e...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se, raportimet kinse Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka folur për zhvillimet e fundit dhe bisedat e publikuara mes koordinatores së Komiteteve të VV’së Dejona...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova do të luajë sot (e martë) ndaj Qipros në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Kombeve....
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava. Haradinaj...
    Lajme15 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në Bashkimi Evropian. Përmes një shkrimi X, Bislimi tha...
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.