Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras, një qytet në Suedinë qendrore.
Gratë, të moshës midis 65 dhe 80 vjeç, u dërguan në spital, tha policia në faqen e saj të internetit, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
“Policia arrestoi një burrë në afërsi të vendit të ngjarjes”, thuhet në deklaratë. “Në lidhje me arrestimin e tij u krijua një situatë dhe një punonjës policie qëlloi me armë. Burri është plagosur dhe është dërguar në spital, nuk dihet gjendja e tij.”
Gazeta Aftonbladet tha se burri ishte i armatosur me thikë në momentin e arrestimit. Dy nga tre gratë ishin në gjendje të rëndë, por stabile, dhe e dyshuara ishte qëlluar në këmbë, raportoi ajo.
Raportohet se burri ishte rreth të 30-ave dhe i njohur për policinë, me precedentë penalë për vepra droge.