Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar nga fshati Stankaj-Rugovë. Bëhet fjalë për Lirim Kurtajn.
Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se i njëjti kërkohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.