Janë sekuestruar dy armë zjarri, që u përdorën dhe ekspozuan në rrjete sociale.
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë sekuestruar dy armë zjarri, të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë dhe ekspozuar në rrjete sociale.
Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të armës dhe përdorim të armës.