Policia njofton se njësitë doganore gjatë kontrollit në argjendarinë e një të dyshuari, kanë hasur në një armë zjarri – pistoletë.
Bëhet e ditur se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar një pistoletë me 22 fishekë, për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar.
Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.