Policia e Kosovës, më saktësisht ajo e Drenasit ka sekuestruar një armë zjarri, një thikë, 46 fishekë dhe substanca narkotike.
Përmes një komunikate Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit gjatë një kontrolli të një automjeti në të cilin ishin tre persona.
Të tre të dyshuarit janë dërguar në stacion policor.
Komunikata e plotë:
Sekuestrohet një armë zjarri, një thikë, 46 fishekë dhe substanca narkotike nga policia e Drenasit
Sot rreth orës 02:00, nga zyrtarë të stacionin policor të Drenasit, për një kontrollë është ndaluar një automjet në të cilën ishin tre persona.
Pas verifikimit të personave dhe kontrollit të tyre dhe automjetit, zyrtarët policorë kanë gjet dhe sekuestruar:
-një armë të ftohtë (thikë),
-46 fishekë dhe
-një sasi të substancës narkotike.
Po ashtu nga policia është bërë edhe kontrolli i banesës së njërit prej personave të dyshuar, ku është gjetë dhe sekuestruar -një armë zjarri e tipit TT.
Tre personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është hap rast për veprat, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armës, si dhe posedim i pa autorizuar i substancave psikotrope, apo analoge.