Dy raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në raportin e sotëm 24-orësh të Policisë së Kosovës. Njëri rast ka ndodhur më 19 shkurt të këtij viti në Istog, ndërsa tjetri më 5 dhjetor në Vushtrri.
Në Istog një grua ka raportuar se një person ka tentuar të deponojë 100 euro, e cila dyshohet se është falsifikuar. Policia thotë se banknote është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.
“Istog 19.02.2022 – 15:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se një person ka tentuar ta deponoj një banknotë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Banknota e dyshuar është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Vushtrri. Atje një burrë ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 eurosh që dyshohet se është e falsifikuar.
“Vushtrri 05.12.2022 – Ankuesi mashkull kosovar zyrtar bankar ka raportuar se kanë hasur në një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.