×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia pranon pesë qen për njësinë ‘K9’ nga UNDP

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Policia e Kosovës ka pranuar një donacion prej pesë qenve për njësinë ‘K9’ nga UNDP.

    Pranim – dorëzimi i këtij donacioni u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko.

    Për pjesëmarrësit u bë një prezantim i shkurtër i qenve në veprim nga pjesëtarë të Njësisë ‘K9’.

    Ky donacion sipas Mehmetit dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Policisë së Kosovës me UNDP- në.

    “Misioni dhe angazhimi ditor i Policisë së Kosovës është që në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët të avancojmë nivelin e sigurisë në Kosovë dhe njëkohësisht të përmirësojmë cilësinë e jetës për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Policia e Kosovës është organizatë profesionale e zbatimit të ligjit dhe gjithnjë mbetet e përkushtuar për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike. Policia luan një rol kyç në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative dhe krimeve të llojeve të ndryshme përfshirë edhe trafikimin e armëve ilegale si dhe në kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta”.

    Donacioni i dhuruar sot, ka për qëllim mbështetjen e Policisë së Kosovës në ngritjen edhe më tej të produktivitetit policorë në parandalimin e kontrabandimit, zbulimit dhe konfiskimit të armëve ilegale, municionit dhe eksplozivëve.

    Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko theksoi se “në rrethana të jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia, jemi të sfiduar të vazhdojmë të sigurojmë shërbime për të gjithë njerëzit – në mënyrën më efikase të mundshme.

    Në një mjedis global kompleks, përplot pasiguri, institucionet e sigurisë duhet të jenë një hap përpara. Dhe kjo është ajo që po bën Policia e Kosovës – duke zgjeruar kapacitetet e saj në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve dhe avancimin e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta, municioneve dhe eksplozivëve”.

    “Sot, ne po dhurojmë pesë qen ‘K9’ për njësinë ‘K9’ të Policisë së Kosovës. Qentë do të trajnohen në mënyrë specifike në nuhatjen dhe zbulimin e narkotikëve dhe eksplozivëve të ndryshëm që përndryshe do të mund të kontrabandoheshin përmes pikave të kalimit kufitar ose vijave të gjelbra të kufirit “

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një foto ku shihet së bashku me djalin e tij, duke shikuar ndeshjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbaum, ka shprehur qëndrimin se...
    Të tjera
    Vip15 Nëntor 2024
    Edi është banori më i ri i “Big Brother Vip Kosova 3”, i cili deri tek objekti i shtëpisë erdhi me Online...
    Sport15 Nëntor 2024
    Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Serbisë. Zeki Amdouni ka shënuar një supergol në minutën e 79-të. 🚨🚨| GOAL: ZEKI AMDOUNI OPENS...
    Sport15 Nëntor 2024
    Ka tensione në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes Zvicër – Serbi. Pasi Embolo goditi me top një lojtar të Serbisë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një foto ku shihet së bashku me djalin e tij, duke shikuar ndeshjen...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    I rritur në Miami mes të mërguarve kubanë që ikën nga revolucioni i Fidel Kastros, senatori Marco Rubio zhvilloi një urrejtje të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbaum, ka shprehur qëndrimin se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.