Është arrestuar drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi.
Front Online nga disa burime ka mësuar se drejtoria për krime ekonomike e Policisë po e interviston edhe asistenten e tij.
Bëhet fjalë për Marigona Berishën, raporton Front Online.
Policia, më herët, i tha Front Online se ndaj të dy këtyre personave janë ngritur dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona”, thanë nga Policia.