×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia për vrasjen në Kaçanik: U vra një 30-vjeçar dhe u plagos një 32-vjeçar

    FrontOnline
    10 Maj 2022

    Policia Rajonale e Ferizajt ka dal me komunikatë për vrasjen që ndodhi sot në Kaçanik.

    Sipas Policisë, i vrarë ka mbetur një 30-vjeçar me inicialet H.B, derisa i plagosur ka mbetur vëllai i tij, 32-vjeçari me inicialet K.B.

    Ky i fundit është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë .

    “Policia Rajonale e Ferizajt sot, datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përballë ” Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë .

    Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të dyshuarve, të kësaj ngjarje”, thuhet në komunikatë./FrontOnline

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosova për të kërkuar mundësi dhe kushte më të mira pune në vende të tjera po krijon një...
    Kronika08 Shtator 2024
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Grykën e Hulajve, Deçan, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Rreth orës 21:00,...
    Lajme08 Shtator 2024
    Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet janë përfshirë në një rrahje. Ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person tjetër...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    I jepet sot lamtumira e fundit, Hajdin Berishës, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në komunën e Malishevës. Varrimi i të ndejrit bëhet...
    Lajme08 Shtator 2024
    Në shenjë proteste për mbylljen e institucioneve paralele në Kosovë, shoqatat serbe i vendsën bllokadat në pikat kufitare. Ajo në Jarinjë u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Sot është dita e tretë e festivalit të vjeljes së rrushit në Rahovec, “Hardh Fest”. “08:00-19:00- Dita e tretë e festivalit të...
    Lajme08 Shtator 2024
    Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës...
    Lajme08 Shtator 2024
    Në Kosovë të dielën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperatura minimale do të jetë nga 14 gradë Celsius deri...
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, u shpreh i kënaqur pas triumfit të ekipit të tij ndaj Ukrainës, duke vlerësuar veçanërisht mënyrën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.