×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra

    FrontOnline
    30 Nëntor 2022

    Policia e Kosovës ka parandaluar dy raste të kontrabandimit me mallra në dy pika kufitare.

    Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Breznicë, ku një automjet është parë duke hyrë nga Serbia, dhe rasti i dytë nga Maqedonia e Veriut ku automjeti është ndaluar në fshatin Stubëll të Vitisë.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës, njësia policore Task Forca nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK) Lindje, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionet në terren.

    Njësia e Task Forcës pranë DRPK- Lindje ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore dhe rajonale, ku si rezultat i kësaj janë parandaluar dy raste të kontrabandës me mallra.

    Rasti I: Me datën 29.11.2022 rreth orës 15:20 nga njësia e Task Forcës është vërejtur një automjet i dyshuar duke hyrë në territorin e RKS-së nga fshati Breznicë, Republika e Serbisë.

    I njëjti automjet është përcjellë dhe është ndaluar në Gjilan rreth orës 16:05 me drejtues A. A. mashkull kosovar, i njohur për Policinë si recidivist i veprave penale të kontrabandimit të mallrave.

    Gjatë kontrollit tek i njëjti në bagazh të veturës dhe ulëseve prapa kishte pasur të ngarkuara rreth 300 kg. fruta (kumbulla të thara) të përpunuara për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre, të cilat dyshohet se janë sjellë nga Republika e Serbisë.

    Rasti 2: Me datën 29.11.2022 rreth orës 21:00 nga njësia e Task Forcës në ardhje nga Maqedonia e Veriut me dyshimin për mall të kontrabanduar është ndaluar në fshatin Stubëll, komuna e Vitisë, automjeti BMË X5 ngjyrë hiri me targa vendore me drejtues K. M. mashkull kosovar si dhe përgjegjësi i mallit J. K. mashkull kosovar.

    Gjatë kontrollit të automjetit është parë se kishin të ngarkuar rreth 15 thasë duhan të përpunuar të cilin të dyshuarit e kishin marrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Të dyshuarit mallin kishin në plan për ta dërguar te një person në një fshat të komunës së Vitisë, ku nga njësia e Task Forcës është identifikuar edhe personi i tretë në rast, tek shtëpia e të cilit janë sekuestruar edhe 10 thasë duhan të njëjtë.

    Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar që rastet të iniciohet ‘kontrabandim me mallra’, kurse malli të sekuestrohet dhe të dërgohet në Doganë.

    Rastet janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Doganën e Kosovës./Front Online

    Nga Rubrika
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Lajme07 Janar 2025
    Pika kufitare në Vërmicë është e vetmja pikë kufitare në të cilën aktualisht pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta dhe...
    Lajme07 Janar 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se më 11 janar në ora 16:30, në sallën 1 tetori në Prishtinë, do të...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur lajme të mira për mjekët specializantë. Në një takim me disa specializantë,...
    Lajme07 Janar 2025
    Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar sot në konakun e dy familjeve në Shtërpcë....
    Vip07 Janar 2025
    Kapiteni i javës, Leo, ka ndarë punët e shtëpisë për banorët. Por, edhe të ndarja e punës ai la të nënkuptohet se...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Meka, qyteti më i shenjtë i Islamit, është goditur nga kushte ekstreme të motit. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë lagje...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dalë sot nga qelia dhe është përballur me prokurorët e posaçëm të SPAK në cilësinë e...
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurtin, duke e akuzuar se për një imazh në veri...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.