Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e punëtorëve të Telekomit që të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, kjo pas vendimit të fundit qeveritar që ndalon grumbullimet masive për shkak të frikës së infektimit me COVID-19.
Megjithatë, kjo nuk pritet të ndalojë punëtorët që thonë se protesta e paralajmëruar për ora 13:00 do të mbahet.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, i tha KosovaPress-it përmes telefonit se pagat nuk i kanë marrë ende dhe se do të jenë në shesh në kohën e paralajmëruar.
“Policia na ka refuzuar kërkesën, por ne do të protestojmë. Pagat nuk i kemi marrë, por në përgjithësi gjendja ne Telekom është shumë e rëndë”, deklaroi ai për KosovaPress.