Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Korminjan të Ranillugut.
“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren në brezin kufitar Republika e Kosovës – Serbi, ku me datën 04.12.24, pas pranimit të informatave nga burimet zyrtare të PK-së, në fshatin Korminjan – Ranilluk është ndaluar njē traktor me rimorkio të improvizuar i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë.”
Në rimorkio ka pasur:
• duhan në paketime (Marlboro, Ëinston, Camel, Lucky Strike) me peshë nga 500 gramë në sasi prej gjithsej rreth 250 kg duhan i përpunuar,
• cigare Trokadero slim 50 boksa (shtega),
• king 50 boksa, korset i kuq 50 boksa,
• korset i kaltërt 50 boksa,
• trokadero 50 boksa gjithsej 250 boksa.
Vlera e mallit sipas tregut është rreth 8500 euro, ndërsa shmangiet nga tatimi dhe akciza janë rreth 13000 euro.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ndërsa malli dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor derisa rasti procedohet për trajtim tek njësitë përkatëse policore.”