Policia në Zelandën e Re, e ka futur hixhabin në uniformën e tyre zyrtare për të inkurajuar më shumë gra tjera myslimane.
Zeena Ali, do të jetë rekrutuesja e parë që do të mbajë hixhab në vendin e saj të punës.
Një zëdhënës i ka thënë BBC-së se këtë po e bëjnë për të treguar se është shërbim gjithëpërfshirës dhe komuniteti i tyre është i larmishëm.