Policia e Kosovës në fshatin Stubëll të Vitisë ka parandaluar një kontrabandë me mallra.
Sipas raportit thuhet se njësitë policore gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur 15 thasë duhan të përpunuar i cili dyshohet të jetë i kontrabanduar.
Ndërlidhur me rastin njësitë policore kanë kontrolluar edhe një shtëpi pronë e të dyshuarit tjetër mashkull kosovar ku kanë gjetur 10 thasë duhan të përpunuar.
Me urdhër të prokurorit malli i kontrabanduar (duhani) është sekuestruar dhe dorëzuar në doganë, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.