Sot dukej të ishte një ditë mjaft e ndezur sa i përket debateve në shtëpi.
Banorët janë pozicionuar dhe nëpër cepat e shtëpisë po flasin për njëri tjetrin.
Arjola, nga hera e shkuar duket të ketë ndryshuar shumë duke u kthyer pothuaj kundër të gjithë atyre që nuk i ka në krah si Ilirin, Moniken, Big Mamen dhe Meridianin.
Pjesa tjetër me Donaldin, Einxhelin, Pm&Dugz me pjesën e mbetur janë grupi tjetër.
Por debateve, “kapakun” ja vunë sirenat e policisë ku mesa duket kanë mbërritur në shtëpinë e Big Brother Vip sepse mendohet që disa qytetarë kanë hedhur nga jashtë sende të forta brenda nëpër shtëpi duke dyshuar edhe për fishekzjarrë!