×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Policia në Shqipëri nis hetimet për dhu*nën në protestën e 7 tetorit

    FrontOnline
    08 Tetor 2024

    Një ditë pas protestës së opozitës në Shqipëri, Policia ka iniciuar kallëzim penal për tre drejtues të Partisë Demokratike.

    Kallëzimi penal ka të bëjë me “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” për Flamur Nokën, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhin, kryetar i grupit parlamentar të PD-së si dhe Ervin Minarollin, Sekretar organizativ i kësaj partie.

    Në protestën e organizuar të hënën nga opozita janë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të Kryeministrisë dhe disa objekteve tjera.

    Dhjetë zyrtarë policorë u lënduan si pasojë e hedhjes së molotovit, lëndëve piroteknike dhe sendeve tjera të forta.

    Protesta u zhvillua për të kundërshtuar burgosjen e deputetit demokrat, Ervin Salianji. Ai është burgosur në lidhje me akuzën “kallëzim i rremë”.

    Policia arrestoi një 57-vjeçar për goditje dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”, ndërsa po punon për kapjen e tetë personave të tjerë, mes të cilëve edhe një i mitur.

    Ata dyshohen për shkelje të njëjta.

    Nga dhjetë punonjësit e policisë që u lënduan, shtatë u larguan për në banesë pasi morën ndihmën mjekësore, ndërsa tre të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

    Policia bëri të ditur se në spital po trajtohen edhe dy persona tjerë, babë e bijë, si pasojë e lëndëve shpërthyese.

    Policia ka sekuestruar 68 mbetje flakadani të shpërthyer, 23 copa plastike të shisheve të djegura (molotov të hedhur) tymuese si dhe nëntë shishe plastike me lëndë djegëse.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk është deklaruar për protestën.

    Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ata që vandalizuan Tiranën nuk janë demokratë.

    “Tirana duket normale sot, por mbrëmë nuk ishte e tillë, pasi kaloi një valë shkatërrimi të paprecedentë, të cilën nuk ia kanë bërë as pushtuesit. ….Ata (protestuesit e dhunshëm) nuk përfaqësojnë demokratët! Ato prona që u vandalizuan nuk janë as të Edi Ramës, as të kryetarit të bashkisë, as të përfaqësuesve politikë; janë të qytetit, janë pronë e përbashkët, bëhen me taksat e të gjithëve, rregullohen nga fondi dhe buxheti i të gjithëve”, tha Veliaj.

    Kryetari i PD-së, ish-kryeministri, Sali Berisha, tha se protesta ishte aksioni i parë i mosbindjes civile, por ai foli për 77 mënyra të tjera të mosbindjes civile që nga “ngujimet, grevat, bllokimet e përhershme të rrugëve.”

    Ai tha se mosbindja civile nuk do të kufizohet vetëm në Tiranë dhe se së shpejti do të shtrihet edhe në rrethe të tjera./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.