Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë sulmuar dy gazetarë, të dielën në fshatin Zupq, Zubin Potok.
Gazetarët e televizionit “Klan Kosova”, kishin qenë duke raportuar në kohën kur ata ishin sulmuar.
“Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë, gazetarë, përderisa kanë qenë duke raportuar në fshatin Zupq, Zubin Potok, janë sulmuar me gurë nga disa të dyshuar të cilët kanë qenë të maskuar. Viktimat me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për shkak të shqetësimit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
PK bënë të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.