Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka bërë përgatitjet për të ofruar siguri për ndeshjen që nesër zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në mes të Kosovës dhe Suedisë.
Për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, policia do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vendosur pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve.
Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për shërbime Publike.
Plani në fjalë do të fillojë të implementohet nesër prej orës 07:00, deri në pëfundim të ndeshjes, ku do të ndërpritet qarkullimi dhe ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve në rrugët: “Enver Zymberi” dhe “Rinia”.
Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura./Front Online/