Një person është gjetur dje pa shenja jete në veturën e tij në Kaçanik.
Ndërsa, sot Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin.
Sipas Policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku nga ekipi i emergjencës.
“Kaçanik 20.12.2022 – 16:25. Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në veturën e tij, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku nga ekipi i emergjencës. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Front Online