×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia: Kremtimi i Vidovdanit në Gazimestan kaloi pa incidente, një person u shoqërua

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Policia e Kosovës ka njoftuar se kremtimi i Vidovdanit në Gazimestan ka kaluar pa incidente, përveç shoqërimit të një personi për intervistim, sipas procedurave ligjore.

    Në Gazimestan sot, 28 qershor, janë mbledhur qindra serbë nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit për të shënuar festën, e Vidovdanit.

    Policia e kontrolloi secilin pjesëmarrës, duke ua larguar flamujt e bluzat provokuese.

    Autoritetet policore përmes një komunikate kanë thënë se kanë marrë të gjitha masat koordinuese që ky manifestim të mbahet i qetë dhe pa incidente.

    “Referuar informacioneve nga njësitet e angazhuar policore në teren nuk është raportuar asnjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të një personi në stacion policor për intervistim sipas procedurave ligjore. Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë”.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftimin e Policisë./Front Online

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme30 Qershor 2024
    Disa baza ushtarake amerikane në të gjithë Evropën u vunë në një gjendje gatishmërie të shtuar gjatë fundjavës, mes shqetësimeve se një...
    Lajme30 Qershor 2024
    Remitencat, si ndër kontribueset më të mëdha të zhvillimit ekonomik të vendit, kanë vazhduar rritjen edhe gjatë vitit 2024. Vetëm në katër...
    Lajme30 Qershor 2024
    Nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, çdo vit diplomojnë qindra policë. Por, periudha e aftësimit që bëjnë brenda këtij institucioni përgjatë...
    Të tjera
    Sport30 Qershor 2024
    Anglia ka eliminuar me rezultat 2-1 Sllovakinë në 1/8 e finales në Euro 2024, pas vazhdimeve – ndërsa në çerekfinale do të...
    Lajme30 Qershor 2024
    Pas tre muajsh, Nenad Orlloviq, do të jetë njeri i lirë, por shumë ushtarë të KFOR-it që ishin viktima të tij, do...
    Sport30 Qershor 2024
    Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes futbollisitke mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Në minutat e parë të fillimit...
    Sport30 Qershor 2024
    Spanja dhe Gjeorgjia luftojnë sot për një vend në çerekfinalet e Euro 2024 dhe është hera e parë që këto ekipe takohen...
    Lajme30 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi”, që të çon te Pallati i Drejtësisë. Ai...
    Sport30 Qershor 2024
    Sllovakia e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 përballë Anglisë në 1/8 e finales ndaj Anglisë. Sllovakët e nisën shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.