×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia konfiskon kozmetikë e manaferra pa dokumente

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë Kufitare ka njoftuar se e ka ndaluar një furgon me kozmetikë të kontrabanduar në vlerë mbi 13 mijë e 600 euro.

    Sipas policisë, njësiti Anti-Kontrabandë e Doganës dhe Inspektorët e ATK-së kanë zbuluar se ngarkesa ishte deklaruar si lodra për fëmijë, por pas kontrolleve është zbuluar se ishte kozmetikë e kontrabanduar.

    “Pas ndalimit nga Policia e Kosovës, dhe një kontrolli të detajuar në një automjet furgon Njësiti i Anti Kontrabandës së Doganës së Kosovës dhe Inspektorët e ATK-së, zbuluan se ngarkesa e deklaruar si lodra për fëmijë ishte kozmetikë e kontrabanduar, me vlerë prej 13.616 €. Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me stacionin policor kompetent dhe ATK-në”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa, në një rast tjetër, policia kufitare në fshatin Novosellë ka ndaluar dy automjete ku janë sekuestruar 2 mijë e 475 kilogram manaferra të kontrabanduara, pa dokumente për prejardhjen.

    “Është iniciuar rasti për ‘Kundërvajtje Doganore’, dhe malli i sekuestruar është dorëzuar për vlerësim dhe procedim nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Raportohet se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për rastin e kultivimit të drogës në Sferkë të Klinës. Shkelqim...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët s`po përballen vetëm me çmim të lartë të energjisë elektrike. Çmimet e produkteve thonë se janë bërë të papërballueshme, bazuar në...
    Lajme05 Prill 2025
    Një prishje e kabllit 20kV në Daljen Rezonanca të Prishtinës ka lënë pa energji elektrike një pjesë të konsumatorëve në kryeqytet gjatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka marrë masa dhe do të vazhdojë të veprojë kështu, duke thënë se do të mbrojë sovranitetin e vet, sigurinë dhe...
    Lajme05 Prill 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku edhe është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ahmeti ka njoftuar...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka uruar sot 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më 5 prill të vitit...
    Lajme05 Prill 2025
    Çmimet e naftës ranë këto dit mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti i madh në Mianmar ka shkuar në mbi 3,300 teksa Kombet e Bashkuara bënë sërish thirrje...
    Lajme05 Prill 2025
    Republika e Kosovës është bërë zyrtarisht shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të Procesit Pall Mall, një iniciativë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.