Në 24 orët e fundit, policia në Mitrovicë dhe Skenderaj kanë konfiskuar dy armë zjarri.
Në rastin e parë, njësia policore në Mitrovicë, gjatë veprimeve hetimore lidhur me një rast të veprës penale ‘Sulm” nga i dyshuari kanë konfiskuar një armë zjarri pistoletë me 85 fishekë.
Ndërsa në rastin e dytë, njësia policore në Skenderaj, gjatë kontroillt te i dyshuari në posedim ilegal është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me 14 fishek .
Ndërsa, pas intevistimit me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”./Front Onine