Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, njësit policore në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë.
Sipas njoftimit të PK-së njëra armë është konfiskuar në fshatin Reznik, ndërsa tjetra në fshatin Vernicë, të dyja brenda komunës së Vushtrrisë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë. Një armë e llojit pistoletë është konfiskuar gjate ditës së djeshme në fshatin Reznik të Vushtrrisë, pasi që i dyshuari në rrjetet sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri. Si rrjedhojë e hetimeve të zgjeruara në lidhshmëri rastin e parë gjatë ditës së sotme hetuesit policorë në fshatin Vernicë të Vushtrrisë, kanë konfiskuar edhe një arme tjetër të llojit pistoletë”, thuhet në njoftim.
Tutje PK ka bërë të ditur se në të dy rastet janë arrestuar dy persona, të cilët me urdhër të prokurorit janë liruar në procedura të rregullta.
“Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’”, kanë bërë të ditur Policia e Kosovës.