Policia e Kosovës ka konfirmuar për FrontOnline se është sulmuar nga dy persona Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Rasti për FrontOnline u konfirmua nga Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, dhe dy të dyshuarit për sulm janë arrestuar.
“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.