Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të kërkuari për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Përmes një kërkese drejtuar mediave, Policia e Pejës ka bërë me dije se i kërkuari është Tush Frokaj nga fshati Kosh i Komunës së Istogut.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.
PËR ÇDO INFORMACION JU LUTEM KONTAKTONI 192- 080019999 (PA PAGESË) OSE DREJTORIA RAJONALE PEJË 039 432 327.