Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar Kushtrim Bojajn nga Klina.
I njëjti akuzohet për vjedhje të rëndë.
Komunikata e Policisë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
KUSHTRIM (Luan) BOJAJ i lindur me 10.06.1995 nё Klinë.
I denuari është i kërkuar për veprat penale:
“Vjedhje e rëndë”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Ne kuadër te Drejtorisë Rajonale te Policisë ne Peje gjate javës qe po leme pas ka realizuar 9 (Nëntë) urdhëresa te gjykatës dhe te dyshuarit janë dërguar ne vuajtje te dënimit.
Fale bashkëpunimit me qytetarët kemi arritur te realizojmë urdhëresat e lartcekura me larte, andaj presim qe edhe ne te ardhmen nje bashkëpunim i tille te vazhdoj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]