Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të arrestuar një të kërkuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Bëhet fjalë për 25-vjeçarinm, Edison Ademi.
Përmes një kërkesë për bashkëpunim drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për pubklikimin e fotos me shënime të tjera të personit në kërkim, me qëllim arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.