×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kap mbi 32 kg dro*gë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm antidrogë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, duke parandaluar transportimin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh.

    Sipas njoftimit, pas marrjes së informatave të besueshme për një automjet me targa serbe që dyshohej se transportonte drogë, DHTN-Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe mbështetjen e Njësisë së Krim Teknikës, ndërmorën operacionin e koduar “SHTEGU” në Pikën e Kalimit Kufitar Kosovë–Serbi në Jarinjë.

    Gjatë kontrollit të automjeteve të dyshuara, një veturë e tipit Mercedes A-Class me targa serbe u përzgjodh për një kontroll më të detajuar. Për shkak të dyshimeve të ngritura, automjeti u dërgua në Mitrovicën e Jugut për ekzaminim të mëtejshëm.
    Gjatë inspektimit, në pjesën e poshtme të makinës u gjet një rezervuar i modifikuar metalik me dimensione 160×97 cm dhe thellësi 25 cm, i cili përmbante substanca narkotike.

    “Brenda tij, policia zbuloi 30 pako të mbështjella me folie transparente, që përmbanin gjithsej 32.4 kilogramë marihuanë”.

    PK thekson se operacioni u zhvillua në konsultim të plotë me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Si pjesë e procedurave ligjore, policia konfiskoi dy telefona celularë dhe sekuestroi automjetin për hetime të mëtejshme.

    I dyshuari, me inicialet N.M. nga Beogradi, u arrestua dhe me vendim të Prokurorit u dërgua në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë nga njësia antidrogë në Mitrovicën e Veriut.

    Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe rendit, duke luftuar me vendosmëri çdo formë të krimit, përfshirë trafikun e drogës dhe veprimtaritë e paligjshme që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka emëruar Irfan Lipovicën drejtor të përgjithshëm në Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës, i cili ishte...
    Lajme26 Mars 2025
    FSK ka njoftuar se të premten do të mbahet ceremonia e certifikimit të gjeneratës 01/2025 të rekrutëve. Ceremonia do të mbahet në...
    Kronika26 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për dhunimin e një vajze në Ferizaj. Siç thuhet në njoftim, viktima i përket moshës...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë sot në disa zona të Prishtinës. Ekipet do...
    Lajme26 Mars 2025
    Analisti politik, Halil Matoshi për FrontOnline derisa flet për formimin e institucioneve të reja dhe rreth mundësisë së partneriteve për ta formuar...
    Lajme26 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur nga NISMA, Xhevahire Izmaku, për FrontOnline ka folur rreth formimit të Qeverisë së re dhe mundësisë së një bashkëpunimi...
    Kronika26 Mars 2025
    Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë të martën, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur...
    Kronika26 Mars 2025
    Një këmbësore është goditur nga një autobus me targa serbe në rrugën “Nemanjina” në Leposaviq, të martën. Në raportin 24-orësh të policisë...
    Lajme26 Mars 2025
    Ushtarë letonezë dhe polakë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kanë kryer trajnime për kontrollin e trazirave të turmës....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.