×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia kap 25 kilogramë drogë me vlerë mbi 27 mijë euro, arrestohet një person

    FrontOnline
    14 Maj 2023

    Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 20 kilogramë drogë dhe e ka arrestuar një person gjatë një operacioni në Fushë Kosovë dhe Obiliq.

    Policia përmes një plani taktik të titulluar “Kthesa”, ka arritur të kap mbi 25 kilogramë marihuanë në dy shtëpi në Fushë Kosovës dhe në objekte përcjellëse në Breznicë të Obiliqit.

    “Sasia e sekuestruar dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun vendor dhe që kap vlerën rreth njëzet e shtatë mijë e pesëqind euro (27.500 euro)”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Policia me këtë rast ka sekuestruar edhe një automjet të tipit Ford Focus dhe një telefon.

    Komunikata e plotë e Policisë, bashkë me fotografitë:

    Plani taktik policor i Antidrogës së Policisë së Kosovës ”KTHESA”,vë në pranga personin e dyshuar dhe sekuestron mbi 25 kilogram drogë

    Më datë 14.05.2023 rreth orës 09:00, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë, Sektori Qendror pas pranimit te informatave përmes rrugëve operative, trajtimit të tyre dhe punës operative në terren, në bazë të dyshimeve se i dyshuari mund të këtë në posedim një sasi të substancës narkotike, në koordinim me Policinë Kufitare në Han të Elezit është ndaluar i dyshuari dhe i është kontrolluar automjeti.

    Në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë (Prokurorinë e Shtetit dhe Gj. E P. Paraprake) në Prishtinë është realizuar Plani Taktik policor i koduar me emrin ‘’KTHESA’’, ku gjatë kontrolleve të zhvilluara në tri (3) lokacione: një banesë në Fushë Kosovë dhe dy shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Breznicë të Obiliqit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar mbi njëzet e pesë kilogram (25 kg 134 gr.) substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, të ndara në pesë (5) paketime.

    Sasia e sekuestruar dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun vendor dhe që kap vlerën rreth njëzet e shtatë mijë e pesëqind euro (27.500 euro).

    Gjithashtu, gjatë operacionit policor është sekuestruar edhe automjeti/vetura Ford Focus ngjyrë hiri me targa vendore si dhe një telefon.

    I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës me vet autorizim, ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje duke mos dhënë asnjë detaj për rastin.

    Sektori Qendror i Hetimeve kundër Narkotikëve (SQHN) është mbështetur edhe nga: Drejtoria e Teknikës Kriminalistike në Prishtinë, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH) në Prishtinë, Patrulla Policore e stacionit policor në Obiliq dhe Patrulla Policore e stacionit policor në Fushë Kosovë.

    Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    Hetimet janë duke vazhduar nga Drejtori për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), Sektori Qendror.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Janar 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tre automjete. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Kronika13 Janar 2025
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vushtrri të hënën rreth orës 12:00. Zëdhënësi i policisë...
    Kronika13 Janar 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, Milaim Lipovica, Kushtrim Xhaka, Agron Berisha dhe Viktor Sogojeva janë...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.