Policia e Maqedonisë mbrëmjen e djeshme ka intervenuar në një objekt hotelierik në fshatin Dobridollë, në pronësi të M.M (33).
Sipas policisë intervenimi është bërë për shkak se ka qenë e organizuar një dasmë me 120 të ftuar. Dasma është organizuar nga 55 vjeçari M.I.
Zyrtarë policor së bashku me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë mbyllur objektin.
Nga policia kanë njoftuar se do të pasojnë kallëzime penale.